Nga: ENEIDA ÇAKERRI

2-3 patate mesatare
4 preshë
2-3 qepë të njoma
1 degë selino
1 të verdhë beze
200ml pana
50 gr djath gorgonxola
3 lugë gjalp
3 lugë vaj
Kripë
Piper të zi
Feta bejkon për garnityrë

Në një tenxhere të thellë hedhim gjalpin me vajin e ullirit. Shtojmë patatet në kubikë, preshët në rrathë, selinon dhe qepët e njoma dhe i skuqim. Pasi kanë marrë një ngjyrë të artë, shtojmë lëng mishi dhe i ziejmë. Pasi të ziejnë i grijmë me një mikser dore.
Rrahim vezën me panën dhe ia shtojmë supës. Djathin gorgonxola e shtypim me pirun dhe ia shtojmë dhe atë supës. Shtojmë kripë dhe piper të zi. Fetat e bejkonit i skuqim deri sa thahen dhe i vendosim mbi supën në pjatë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: