Nga: ZONJA VJOLLCA*
300 gr kungull
1 kokërr qepë
300 gr bizele
800 ml lëng pule
500 gr salcë kosi
Nenexhik ose borzilok
2 lugë gjelle lëng limoni
Kripë
Piper i zi
1 kungull i njomë për dekor
2 lugë gjelle vaj ulliri
Pak tabasko (sipas dëshirës)
Kaurdisim fillimisht qepën e grirë imët bashkë me kungullin e prerë në kubikë për 5 minuta. E rregullojmë me kripë dhe më pas shtojmë bizelet dhe lëngun e pulës dhe i lemë përbërësit të gatuhen për 10 minuta. Pas 10 minutash e largojmë tenxheren dhe e lemë të ftohet pak. Shtojmë salcën e kosit bashkë me nenexhikun dhe të gjitha së bashku i kalojmë në blender duke e kthyer supën në pure. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe 2-3 lugë lëng limoni. Nëse e dëshirojmë pikante mund të shtojmë dhe pak tabasko. E servirim supën me disa feta kungulli të spërkatur me vaj ulliri dhe borzilok ose gjethe mente.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: