Nga: ZONJA KATERINA

500 gr bizele
1 kokërr qepë
1-2 thelpinj hudhër
2 lugë gjalpë
2 lugë vaj ulliri
2 degëza rozmarinë
5-6 gjethe nenexhik
1 litër lëng pule

Për servirje:
½ limon
Djathë të shkrirë
Bukë të thekur

Në një tenxhere me vaj ulliri hedhim qepën dhe hudhrën e shtypur. E përziejmë për 1 minutë, më pas shtojmë pak gjalpë dhe pak kripë, ulim temperaturën e sobës dhe e lemë qepën të lëshojë aromat dhe të zbutet pa marrë ngjyrë.

Më pas shtojmë degëzat e rozmarinës dhe lëngun e pulës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë me kapak mbuluar për 10-15 minuta.

Në një tenxhere tjetër me ujë të vluar hedhim bizelet e ngrira dhe i lemë për 4-5 minuta. Më pas bizelet i shtojmë tek tenxherja ku kemi qepën duke larguar më parë rozmarinën. E kalojmë supën në blender duke e kthyer në pure dhe e servirim të ngrohtë me djathë të shkrirë dhe kubikë buke të thekur spërkatur me vaj ulliri, kripë dhe piper.
(Vla24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb