Nga: ZONJA KATERINA

800 gr brokoli, 2-3 qepë të njoma, 1 presh (pjesa e bardhë), 1-2 lgj gjalpë / vaj ulliri, 1.5 litër lëng mishi, Kripë, piper i zi, Kos ose lëng limoni per servirje

Në një tenxhere vendosim pak gjalpë ose vaj ulliri dhe kaurdisim qepët e njoma së bashku me pjesën e bardhë të preshit. Më pas shtojmë brokolin dhe lëngun e mishit. E rregullojmë supën me kripë dhe piper dhe e lemë të marrë valë. Më pas e kalojmë në frulator dhe e servirim me pak lëng limoni ose me kos.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: