Nga: ENEIDA ÇAKERRI

250 gr fasule jeshile
1 qepë
1 thelp hudhër
1/4 lugë kumin
1 lugë pastë kerri
Pak xhinxhër
1 gjethe dafine
200 ml qumësht kokosi
Kripë
Vaj ulliri

Fasulet i lëmë në ujë për 2 orë. Më pas i ziejmë bashkë me dafinën për 30 minuta afërsisht deri sa t’u dalë lëkura në sipërfaqe, të cilën e largojmë me ndihmën e një spatule me bira. Në vaj ulliri skuqim hudhrën dhe qepën të cilat i kemi prerë shumë imët dhe shtojmë erëzat. Pasi të skuqen perimet, shtojmë fasulet. I ziejmë për 30 min bashkë, shtojmë dhe qumështin e kokosit me kripën dhe i shërbejmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb