NGA:ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1 kg ftonj
100 gr patate
100 gr rrënje selinoje
1 qepë, 1 thelpi hudhër
1 lgj gjalpë
800 ml koncentrat perimesh
2 lgj majdanoz të grirë
Kripë, piper i freskët
Lëng limoni
1 majë luge sheqer
100 gr proshutë e tymosur
3 lgj uthull balsamike

Përgatitja
Fillimisht qërojmë ftonjtë, i pastrojmë mirë nga farat dhe më pas i presim në kubikë të vegjël. Presim një copë nga rrënja e selinosë, e qërojmë dhe atë dhe e presim në kubikë. Gjithashtu presim në kubikë dhe patatet.
Vendosim tenxheren me një lugë gjalpë dhe sapo gjalpi të tretet kaurdisim hudhrën dhe qepën të prerë në kubikë të vegjël. Sapo qepa të fillojë të bëhet transparentë shtojmë ftonjtë, rrënjën e selinosë dhe patatet. I trazojmë për pak minuta të gjithë përbërësit, më pas shtojmë lëngun e perimeve të nxehtë dhe e lemë supën të ziejë për 15-20 minuta në temperaturë nën mesatare. Pas këtij minutazhi supën e kalojmë në blender dhe e kthejmë atë në pure.
E kalojmë më pas supën në sitë dhe e vendosim përsëri të ziejë pak në temperaturë të ulët në varësi të konsistencës që dëshironi (mund ta lini ashtu apo ta holloni edhe me pak lëng perimesh). Në fund shtojmë pak majdanoz, piper të freskët, pak kripë, pak sheqer dhe lëng limoni sipas dëshirës.
Në një tigan pa yndyrë skuqim proshutën derisa ajo të bëhet krokante, e largojmë më pas duke e vendosur në një letër kuzhine për të larguar yndyrën e tepërt. E servirim më pas supën duke e spërkatur me pak uthull balsamike, majdanoz dhe proshutë krokante.

(da.xha/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb