NGA ZONJA VJOLLCA*
30 gr gjalpë
1 kokërr qepë
400 gr karota
1 lugë gjelle kerri
1 lugë çaji mjaltë
Xhinxher
100 ml verë të bardhë
100 ml lëng portokalli
500 ml lëng perimesh
200 ml pana
50 gr salcë kosi
Kripë
Koriandër
Fillimisht kaurdisim qepën me gjalpë, presim karotat në copa të vogla dhe i trazojmë së bashku me qepën, kerrin dhe mjaltin. I kaurdisim mirë dhe më pas i shuajmë me pak verë të bardhë. Kur vera të ketë avulluar plotësisht shtojmë lëngun e portokallit, xhinxherin e grirë në rende, lëngun e perimeve dhe i lëmë të ziejnë për 15 – 20 minuta. Pasi karrotat të jenë zbutur shtojmë panën dhe salcën e kosit dhe i frulatojmë në mikser. Më pas e servirim supën të ngrohtë të pudrosur me koriandër të grirë hollë.
(m.k/BalkanWeb)