NGA ZONJA VJOLLCA
500 gr kërpudha
1 tufë brokoli
2 thelpinj hudhër
30 gr miell
40 gr gjalpë
100 gr djathë pice
2 bustina koncentrat pule
Kripë
Piper i zi

Pastrojmë dhe presim në feta kërpudhat, i vendosim në tenxhere me gjalpë dhe i kaurdisim duke shtuar hudhrat e grira imët dhe miellin. Vazhdojmë ta kaurdisim duke shtuar më pas një litër ujë të ngrohtë me dy bustina koncentrat pule. E lëmë supën të ziejë për 10 minuta dhe në fund shtojmë brokolin të ndarë në lule të vogla. Pas dy minutash shtojmë djathin e picës, kripë dhe piper të zi dhe e servirim menjëherë të ngrohtë.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: