Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 litër lëng pule, 4 lugë supe oriz, 1-2 kokrra vezë, 1-2 kokrra limon, Kripë, piper.

Përgatitja

Vendosim lëngun e mishit të pulës të ngrohet dhe shtojmë orizin e larë. E lemë orizin të ziejë për 20 minuta dhe ndërkohë rrahim të bardhën e vezës në marengë duke shtuar një majë luge kripë. Shtojmë më pas të verdhën, e rrahim përsëri derisa të bëhet si një krem. Në fund shtojmë lëngun e limonit duke e përzier mirë si dhe pak lëng nga supa që të rregullojmë temperaturën dhe veza mos të pritet. Masën e përgatitur e shtojmë tek supa në mënyrë graduale duke e përzier. E servirim supën menjëherë të ngrohtë duke e pudrosur me piper të freskët.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: