Nga: ZONJA KATERINA

1 lulelakër
2 patate të ëmbla
1 patate
1 qepë
3 lugë vaj ulliri
600 ml lëng pule
1 thelpi hudhër
Kripë, piper

Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën lehtë. Shtojmë më pas patatet të prera në kubikë dhe lulelakrën. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta dhe më pas shtojmë lëngun e pulës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë supën të ziejë për rreth 20 minuta.

Pasi supa të jetë gati e kalojmë në blender duke shtuar pak vaj ulliri dhe e servirim me pak djathë parmixhano ose kos të kulluar.

(Vila24/BalkanWe)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb