Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 filxhan çaji makarona
100 gr. kërpudha
1 karotë
1 degë selino
1 kungull
2 filxhanë kafe qiqra të zjera
1 domate në kubikë
100 ml. pana
Vaj ulliri
Kripë
Majdanoz
Piper

Përgatitja
Fillimish skuqim në vaj ulliri selinon, karotën dhe kungullin. Pasi janë zbutur shtojmë kërpudhat dhe qiqrat. I gatuajmë 2 minuta bashkë dhe shtojmë domaten. Vazhsojmë skuqjen për 5 minuta në mënyrë që të shkrijë domatja. Shtojmë makaronat, ujin dhe i lëmë të ziejnë 25 minuta.  Ne fund shtojmë panën, kripën, piperin dhe majdanozin. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: