Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 patate
2 karota
1 degë selino
1 spec
1 qepë
2 lugë salcë domatesh e koncentruar
1 tufë e vogël lakër kalo ose spinaq
200 gr fasule të ziera
1 lugë piper i kuq
3 lugë miell misri
Kripë/vaj ulliri

Përgatitja
Perimet i presim në kubikë të vegjël dhe nisim nga skuqja e qepës deri sa të zbutet, më pas shtojmë të tjerët. I skuqim dhe shtojmë salcën e domates. I trazojmë për 2 minuta më pas shtojmë miellin e misrit. Ndërkohë në një tenxhere tjetër kemi vendosur lakrën kale të ziejë. Marrim ujë nga lakrat dhe ia shtojmë supës. Më pas gjithë supën e kalojmë në tenxhere bashkë me fasulet. Shtojmë kripë dhe piperin e kuq. E ziejmë deri sa të trashet dhe e servirim me lëng limoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb