NGA ZONJA VJOLLCA*

1 kokërr qepë e kuqe
1 presh
1 kg mollë të tharta
½ lëng limoni
3 lugë gjelle gjalpë
2 lugë kafeje kerry
150 ml salcë kosi
Kripë
Piper i zi

Fillimisht përgatisim përbërësit: qepën e grijmë shumë imët, pjesën e bardhë të preshit e presim në unaza hollë hollë, mollët i presim në kubikë të vegjël me gjithë lëkurë dhe i marinojmë me lëngun e limonit. Më pas në një tenxhere shkrijmë 2 lugë gjelle gjalpë dhe kaurdisim qepën me preshin derisa të zbuten dhe te behen transparente. Më pas shtojmë mollët, sapo ato të fillojnë të nxjerrin pak nga lëngu i tyre shtojmë kerrin, 700 ml ujë dhe i lemë të ziejnë për 15-20 minuta. Ndërkohë që mollët ziejnë në një tigan me një lugë gjelle gjalpë kaurdisim derisa të zbutet pak nga pjesa jeshile e preshit dhe një mollë në kubikë të vegjel e cila do të na shërbejë për servirje. Pasi supa me mollë të ketë zier e kalojmë në një blender duke e kthyer krem, e kullojmë për të larguar pjesën e lëkurës dhe e vendosim përsëri në tenxhere. E kalojmë përsëri supen në vlim duke shtuar 150 gr salcë kosi, e trazojmë mirë dhe e servirim duke e dekoruar me një lugë gjelle salcë kosi dhe me mollët e kaurdisura me pjesën jeshile të preshit. Në fund e pudrosim me pluhur kerri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: