Recete nga znj Eneida
Përbërësit

100 gr oriz i kuq
100 gr quinoa
200 gr kërpudha
1 qepë e thatë
1 karotë
1 degë selino
100 ml pana
2-3 feta bejkon
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Arrë moskat

Përgatitja
Në një tenxhere skuqim bejkonin sa të thahet dhe të lëshojë yndyrën. E heqim dhe aty shtojmë qepën e prerë në kubikë, karotën dhe selinon. I skuqim deri sa të zbuten. Më pas shtojmë kërpudhat. Ziejmë orizin e kuq rreth 20 minuta dhe bashkë me quinoan i shtojmë te supa. I mbulojmë me ujë ose lëng mishi dhe i ziejmë për 20 minuta. Sipas dëshirës shtojmë panën, kripën, piperin e zi dhe arrën moskat dhe i trazojmë. E servirim me copëzat e bejkonit nga lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb