Nga Zonja Katerina
Përbërësit

4-5 patate, 1-2 presh (pjesa e bardhë), 1-2 thelpinj hudhër, 1 gotë pana, ½ lugë çaji turmerik, 2 lugë vaj ulliri, 1 lugë koncentrat perimesh, Kripë, piper i zi, piper rozë.

Përgatitja

Kaurdisim preshin me hudhrën, shtojmë më pas patatet e prera në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta. Shtojmë më pas lëngun e perimeve dhe turmerikun dhe e lemë supën të ziejë në temperaturë mesatare për 20 minuta. Në fund shtojmë panën dhe e kalojmë supën në blender duke e kthyer në krem. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e servirim menjëherë supën të ngrohtë pudrosur me pak piper rozë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: