NGA: ZONJA VJOLLCA*
Supë me perime

500 gr mish pule
1 degë selino
1 karrotë
Perime të ndryshme
1 tufë majdanoz
1 filxhan kafeje fidhe
1 kokërr limon
Kripë
Piper i zi

Fillimisht ziejmë mishin e pulës me pak kripë. Ndërkohë presim perimet në kubikë. Pasi pulën ta pastrojmë nga lëkura dhe kockat, e presim në copëza të vogla. Përveç mishit të pulës në lëngun e saj shtojmë perimet dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Më pas rrahim të verdhën e vezës me lëng limoni dhe e shtojmë në tenxhere. E lëmë dhe për pak minuta në temperaturë të ulët. Sipas dëshirës mund ti shtojmë pak gjalpë dhe e servirim duke e pudrosur me majdanoz dhe piper të zi.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: