Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

2 kofshë pule
1 karotë
1 patate
1 finok
1 kungull jeshil ose 200 gr kungull portokalli
1 qepë
Vaj ulliri
Kripë
Piper i kuq
Xhinxher
Kurkuma

Përgatitja
Kofshët e pulës i vendosim në zierje në mënyrë që të përdorim lëngun e tyre. Presim perimet në feta dhe i vendosim në pjekje me vaj ulliri. Më pas i kalojmë te lëngu i mishit, i ziejmë 10 minuta bashkë dhe i grijme me grirësin e dorës. Shtojmë piperin e kuq dhe të zi, kurkumanë dhe xhinxherin. E servirim me copëza buke te pjekura në furrë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb