Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kokë salmoni, 1 peshk merluc ose qefull, 1-2 karrota, 1-2 kunguj, 1 qepë, 1 presh, 2 degë selino, 2-3 patate, 1 domate, 2-3 lgj oriz
1 koncentrat pule, 2 lgj vaj ulliri, Kripë, piper.

Përgatitja

Në një tenxhere vendosim perimet (përveç selinosë) të prera në kubikë dhe i lemë të ziejnë jo plotësisht (3/4). Pasi perimet të jenë zbutur shtojmë koncentratin e pulës, peshkun dhe degët e selinosë. Duhet patur kujdes pasi peshku shtohet tek perimet nëse nuk kemi rrezik për të mbetur hala në gatim. Në rastin e këtij gatimi kemi kokë peshku ndaj dhe e vendosim së bashku me perimet. Nëse do të kemi një peshk tjetër e ziejmë më vete.

Pasi supa të jetë zjerë plotësisht rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe kalojmë perimet në frulator duke hequr karrotat, qepën dhe domaten. Karrotat së bashku me domaten i kalojmë më vete në frulator.

Pastrojmë peshkun duke e ndarë në pjesë të vogla dhe e hedhim tek supa ose nëse kemi peshk të madh e servirim në një pjatancë së bashku me supën duke hedhur dhe kremin e karrotave. Në fund supën e spërkasim me lëng limoni dhe pak vaj ulliri.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb