Nga: ZONJA VJOLLCA*
Supë me peshk dhe perime

800 gr peshk
2 degë selino
½ kokë finoku
2 kokrra qepë
5 thelpinj hudhër
½ tufë majdanoz
600 gr domate
200 ml verë e bardhë
2 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
4 feta buke të thekur

Lajmë dhe pastrojmë mirë nga fijet selinonë, e presim në kubikë të vegjël, gjithashtu dhe finokun e presim imët në kubikë të vegjël. Vendosim vajin në tenxhere e lemë të ngrohet pak dhe shtojmë në të hudhrën dhe qepën e grirë imët, finokun dhe selinon. I trazojmë në temperaturë mesatare duke i shtuar pak kripë vazhdojmë ti kaurdisim për 6-7 minuta pa i dhënë ngjyrë. Shtojmë majdanozin i lemë dhe 2 minuta duke shtuar temperaturën. Më pas perimet i shuajmë me verën e bardhë duke e lenë veren të kalojë në vlim në temperaturë të lartë për 5 minuta. Shtojmë tulin e domateve të prerë në kubikë dhe i lemë të ziejnë së bashku me perimet për 10 minuta dhe më pas shtojmë 450 ml ujë të nxehtë duke e lenë gatimin të kalojë në vlim derisa të kemi një masë të trashë. Ndërkohë vendosim fetët e bukës në një letër pjekje në tigan zgare në furrë të nxehtë. I lemë buket sa të zverdhen pak dhe të theken. Një thelpi hudhër e kalojmë mbi fetët e bukës sa për ti dhënë aromë.
Pasi kemi pastruar filetot e peshkut, i presim në kubikë 3-4cm. Rregullojmë supën me kripë dhe piper, shtojmë peshkun dhe e lemë të ziejë bashkë me supën për 10-12 minuta. E shërbejmë në një pjatë të thellë duke vendosur një fetë bukë të thekur në fund të pjatës. Në fund e pudrosim supën me majdanoz dhe piper.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: