Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr qiqra, 1 kokërr qepë, 2-3 thelpinj hudhër, 2-3 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë, Gjethe dafine, Kripë, piper, 1 kokërr vezë, 1 gotë kos
½ kokërr limon, 2 gota lëng mishi / ujë.

Përgatitja

Vendosim qiqrat në një enë me ujë të bollshëm me një majë luge sheqer. Të nesërmen i shpëlajmë dhe i vendosim të ziejnë për 20-30 minuta duke shtuar dhe gjethen e dafinës.

Kaurdisim qepën me vajin duke shtuar dhe hudhrën. Më pas shtojmë qiqrat dhe 2 gota lëng mishi ose ujë. I lemë qiqrat të ziejnë dhe për 20 minuta të tjera. Më pas e kalojmë supën në blender dhe e lemë në temperaturë të sobës.

Ndërkohë përgatisim salcën duke rrahur vezën me lëngun e limonit dhe me kosin. Rregullojmë temperaturën e salcës me pak lëng nga supa në mënyrë që veza të mos pritet dhe më pas salcën e përgatitur me vezë e shtojmë tek supa. E rregullojmë supën me kripë dhe piper, e lemë dhe pak minuta në sobë dhe më pas e servirim të ngrohtë pudrosur me pak piper të freskët.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: