Nga: ZONJA KATERINA

500 gr thjerrëza jeshile, 300 gr karrota, 1 kokërr qepë, 1 degë selino, 1 kokërr domate, 3-4 lgj vaj ulliri, 1 lugë aroma Knor
Kripë, piper jeshil.

Thjerrëzat i vendosim fillimisht në një enë me ujë. Kaurdisim në një tigan me vaj ulliri një qepë të grirë imët. Më pas shtojmë karrotat dhe selinonë të prerë në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i shtojmë perimet në një tenxhere ku kemi vendosur thjerrëzat dhe i lemë të marrin valë për 15 minuta. Më pas shtojmë domaten të prerë në kubikë dhe aromat Knor dhe e lemë gatimin dhe për 5 minuta të tjera në zjarr dhe më pas e servirim të ngrohtë me pak vaj ulliri të freskët.

(er.cu/vila 24/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: