Nga: ZONJA VJOLLCA*
Supë me thjerrëza dhe spinaq

1 kokërr qepë
1 thelpi hudhër
20 gr xhinxhër e freskët
200 gr mish të grirë
2 lugë gjelle gjalpë
1 lugë kafeje shafran
½ lugë kafeje fara kumini
250 gr thjerrëza të kuqe
200 gr spinaq
1-2 lugë gjelle lëng limoni
1 spec djegës
Kripë
Piper i zi
Fillimisht grijmë imët qepën, hudhrën dhe xhinxhërën. Nxehim gjalpin në një tenxhere të thellë dhe shtojmë farat e kuminit, shafranin dhe specin djegës dhe i kaurdisim për 20 sekonda. Më pas shtojmë mishin e grirë, e skuqim derisa të marrë pak ngjyrë, e rregullojmë me kripë dhe më pas shtojmë qepën, hudhrën, xhinxhërën dhe thjerrëzat. I kaurdisim së bashku duke shtuar në të një litër ujë të ngrohtë. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare për 15 minuta. Ndërkohë lajmë dhe pastrojmë mirë spinaqin dhe në 3 minutëshin e fundit e shtojmë në gatim duke shtuar dhe lëngun e limonit, një lugë çaji kripë dhe piperin e zi. Në fund e servirim duke e dekoruar me speca të freskët të prerë në unaza.

(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: