Nga Zonja Katerina
Përbërësit

4-5 lgj tran, 1-2 karrota, 1 presh, 1 qepë, 1 finok, 1 tufë seleri, 1 spec gogozhare, 1.5 litër lëng mishi, ½ lk turmerik, ½ lk xhinxhër
Lëng limoni, Gjalpë + vaj ulliri.

Përgatitja

Grijmë perimet në kubikë të vegjël, ndërsa preshin në rrathë.

Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe gjalpë, shtojmë qepën, preshin, karrotat, finokun, specin dhe selerin dhe bëjmë një kaurdisje të lehtë për 2 minuta.

Shtojmë më pas lëngun e mishit të ngrohtë, xhinxhërën dhe turmerikun dhe e lemë supën të marrë 2-3 valë. Më pas shtojmë tranin, kripë dhe piper, e përziejmë mirë dhe e lemë supën të vijojë gatimin dhe për 10 minuta të tjera. Këtë supë e servirim menjëherë të nxehtë duke e spërkatur me lëng limoni.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: