Nga zonja Katerina
Përbërësit

500 gr miks drithërash (elb, grurë, oriz), 2 karrota, 1 patate, 1 qepë, 1 thelpi hudhër, 1 tufë majdanoz, 2 lgj vaj ulliri, 2 lgj gjalpë
Kripë, piper, 1 litër lëng perimesh.

Përgatitja

Fillimisht vendosim të ziejnë drithërat. Ndërkohë që drithërat ziejnë kaurdisim me pak vaj ulliri dhe gjalpë fillimisht qepën dhe hudhrën të grirë hollë dhe më pas shtojmë me rradhë perimet të prera hollë në kubikë. I kaurdisim lehtë perimet dhe më pas shtojmë lëngun e perimeve ose të pulës dhe i lemë perimet të ziejnë.

Në fund shtojmë drithërat e ziera dhe e lemë supën me drithëra dhe perime të ziejë dhe për 5-6 minuta dhe më pas e servirim të ngrohtë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb