7 gola për të përcaktuar një fitues. Empoli siguroi një sukses të rëndësishëm duke mposhtur 3-4 Verona në transfertë, një fitore që i dhuroi një biletë për në fazën e 1/8 të Kupës së Italisë ku do të përballen me Inter. Trajneri Andreazzoli i besoi sërish një fanellë titullari Nedim Bajramit, fantazisti kuqezi duket i rilindur në këtë pikë të sezon, dhuron asiste, shënon, praktikisht bën gjithçka.

Edhe në këtë sfidë, zbulimi i Edy Reja nuk zhgënjeu duke realizuar një super gol në minutën e 74-ët. Me një goditje potente në limitet e zonës, Bajrami tundi rrjetën duke shënuar golin e katërt për Empolin, praktikisht duke hipotekuar këtë sukses për ekipin toskan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb