Sulejman Starova, trajneri i mirënjohur i futbollit shqiptar, në analizën e tij për “News24”, nuk u ndal vetëm te derbi i kryeqytetit, sfidë që për të ndryshoi balancat në kampionat, por bëri një analizë të detajuar edhe për trajnerin e Kombëtares, brazilianin Sylvinho, si e ka parë këtë periudhë, detajet që i kanë tërhequr vëmendjen. Starova e përkufizon Sylvinho-n si një super profesionist që i ka lënë një “shije” shumë të mirë.

 

Tekniku i mirënjohur vlerësoi mbi të gjitha faktin që Sylvinho është me kohë të plotë në funksion të ekipit përfaqësues, motivon lojtarët vendas duke i ndjekur live në stadium. I vetmi detaj që e bën Starovën skeptik është fakti që do të futet menjëherë në fushë, në një ndeshje zyrtare kundër Polonisë, ndërsa një shqetësim më vete janë minutat e pakta që kanë në këmbë disa nga lojtarët më të rëndësishëm. Starova nuk nguroi as të jap dy emra nga kampionati, dy sugjerime për trajnerin Sylvinho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb