Mjeku i njohur shqiptar, Ilir Alimehmeti, publikon në faqen e tij të “Facebook” të dhënat e një studimi në Izrael, prej ku ka rezultuar se doza e parë e vaksinës Pfizer ka efektivitet 51%, 13-24 ditë pas marrjes.

Në mesazhin e tij, mjeku Alimehmeti thekson se për të rritur më tej mbrojtjen nga virusi i rrezikshëm, doza e dytë është e detyrueshme.

Mesazhi i mjekut:

Super lajm i mirë miqtë e mi! ?
✅ Super rezultate nga fushata e vaksinimit anti-COVID-19 në Izrael!
?? Të dhënat e terrenit të sapo janë publikuar pasi janë punuar nga Universiteti i Tel Avivit, Izrael.
? Në total u studiuan:
? 503.875 individë (moshë mesatare 59.7 vjeç);
? 351.897 u ndoqën 13-24 ditë pas vaksinimit (një dozë).
? Incidenca kumulative e SARS-CoV-2 ishte:
? 0.57% (2.484 individë) gjatë ditëve 1-12, dhe
? 0.27% (614 individë) gjatë ditëve 13-24 pas vaksinimit.
✅ Reduktimi relativ i riskut në total ishte 51.4%.
? Ulja e qartë e incidencës bëhej evidente pas ditës së 18-të nga doza e parë.
? Reduktimi relativ i riskut më në detaj ishte:
? 44.5% te moshat mbi 60 vjeç,
? 50.2% te individët më të rinj,
? 50.0% te femrat, dhe
? 52.1% te meshkujt.
? Autorët dalin në përfundimin se:
✅ Vaksina BNT162b2 (PfizerBionTech) ka efektivitet 51% kundër infeksionit nga SARS-CoV-2 13-24 ditë pas dozës së parë të vaksinës. (Nivel shumë i afërt me deklarimin e vetë Pfizer, pra 52.0%)
❗ Për të rritur më tej mbrojtjen, doza e dytë është e detyrueshme.
? Super lajm!
✅ Vaksina funksionon në popullatë!
❗ NUK DUHET HUMBUR KOHË!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb