Federata Anglez dhe Premier Liga e ka bërë një kompromis me 6 klubet angleze të përfshira në idenë e ‘Super League’ për të mos i ndëshkuar rëndë.

Chelsea,Manchester United, Manchester City, Liverpool, Totenham dhe Arsenal do të japin 22 milion paund kontribut duke u kërkuar falje tifozëve e klubeve.

Gjithashtu FA ka vendosur një rregull të ri që nëse një veprim i ngjashëm përsëritet, atëhere klubit përkatës i hiqen 30 pikë nga klasifikimi i kampionatit dhe do të paguajë gjobë shtesë prej 25 milion paund.

 

NJOFTIMI NGA FA

Gjashtë klubet e përfshira në propozimet për të formuar një Superligë Evropiane kanë pranuar sot edhe një herë se veprimet e tyre ishin një gabim dhe kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre për Premier League dhe të ardhmen e lojës angleze.

Ata u kanë kërkuar falje me gjithë zemër tifozëve të tyre, klubeve të tjerë, Premier League dhe FA.

Si një gjest i vullnetit të mirë, klubet kanë rënë dakord kolektivisht të japin një kontribut prej 22 milion £, e cila do të shkojë drejt së mirës së lojës, duke përfshirë investime të reja në mbështetje të tifozëve, futbollit bazë dhe programeve të komunitetit.

Për më tepër, klubet kanë rënë dakord të mbështesin ndryshimet e rregullave në mënyrë që çdo veprim i ngjashëm në të ardhmen të çojë në një zbritje prej 30 pikësh.

Secili prej gjashtë klubeve, në atë rast, do t’i nënshtrohet gjithashtu një gjobe shtesë prej 25 milion £.

Premier League dhe FA kanë punuar ngushtë së bashku gjatë gjithë këtij procesi dhe kjo marrëveshje i sjell të dyja hetimet për çështjen në një përfundim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb