Disa nga klubet më të mëdha të futbollit në botë, janë dakordësuar të bashkohen në një kampionat evropian, të quajtur Superliga e re Evropiane, që do të rivalizojë garën aktuale të Ligës së Kampionëve, një nga turnet më të mëdha të klubeve të futbollit italian.

Gjysma e ekipeve do të jenë nga Premier League, Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspurs.
Ndërkohë pjesë do të marrin edhe AC Milan, Atletico Madrid, Barcelona, Inter Milan, Juventus dhe Real Madrid.

Pse po e bëjnë këtë klube të mëdha?

E gjitha sipas BBC ka të bëjë me të ardhurat që do të përfithen. Pandemia ka goditur rëndë klubet e futbollit dhe për këtë arsye, ky kompeticion mund të rikthejë një frymëmarrje ekonomike.

“Formimi i Super League vjen në një kohë kur pandemia globale ka përshpejtuar paqëndrueshmërinë në modelin ekzistues ekonomik të futbollit Evropian,” tha një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga 12 klubet themeluese të Dielën.

Turneu i ri vjetor Evropian “do të sigurojë rritje ekonomike dhe mbështetje dukshëm më të madhe për futbollin Evropian përmes një angazhimi afatgjatë,” shtoi deklarata.

Po në lidhje me ligat e brendshme?

Ligat si Premier League e Anglisë dhe Seria A e Italisë kanë audiencë të madhe televizive në të gjithë globin. Frika është se këto mund të dobësohen nga ESL i ri.

Uefa, organi drejtues i futbollit në Evropë, paralajmëroi të Dielën se klubet e përfshira në ESL do të ndalohen nga të gjitha garat e tjera në nivel vendas, Evropian ose botëror dhe lojtarët gjithashtu mund të parandalohen të përfaqësojnë ekipet e tyre kombëtare.
Por klubet e shkëputura po joshen me karota të mëdha financiare që ata nuk kanë qenë në gjendje t’i injorojnë ndërsa pandemia vazhdon të dëmtojë të ardhurat e tyre.

Klubet themeluese do të marrin një pjesë prej 3.5 miliardë eurosh “për të mbështetur planet e tyre të investimeve në infrastrukturë dhe për të kompensuar ndikimin e pandemisë Covid,” thanë organizatorët e ESL.

Presidenti i Juventusit njëherazi dhe zv. Presidenti i ESL Andrea Agnelli tha se 12 klubet ishin “bashkuar së bashku në këtë moment kritik, duke bërë të mundur që gara e Evropës të transformohet, duke e vendosur ndeshjen që duam në një bazë të qëndrueshme për të ardhmen afatgjatë”.

Ndërsa klubet e mëdha nga Premier League e Anglisë, La Liga e Spanjës dhe Seria A e Italisë janë regjistruar, klubet më të mira të Francës dhe Gjermanisë deri më tani kanë vendosur të mos e bëjnë këtë.

Si do të funksionojë?

Superliga Evropiane do të ketë 20 klube pjesëmarrëse – 15 themeluese me pesë klube të tjera që kualifikohen çdo sezon.

Klubet do të luajnë në një garë të re të mesjavës me ekipe që vazhdojnë të garojnë në ligat e tyre përkatëse kombëtare.

Sipas propozimeve, kampionati me 20 skuadra ESL do të ndahet në dy grupe me nga 10, duke luajtur njëri-tjetrin brenda dhe jashtë. Eliminatoret do të kenë të njëjtën format si në Champions League, ndërsa finalja do të luhet në një stadium e vend neutral.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb