Monza u ngjit në Serie A dhe ka nisur kërkimin e elementëve cilësor për pasurimin e organikës. Një nga futbollistët që mund të afrohet në skuadër është Mario Balotelli, sulmuesi italian që ka luajtur edhe më parë për këtë ekip. Tratativat janë konfirmuar nga pronari i klubit të Monzas, Silvio Berlusconi.
“Ne jemi miq prej shumë kohësh. E pyeta nëse dëshiron të kthehet në Monza dhe ai u përgjigj ‘nesër’. Por ne nuk do të luajmë nesër” – tha Berlusconi.

Super Mario luajti së fundi në Turqi, me skuadrën e Adana Demirspor. Në tokën turke shënoi jo pak por 18 gola.
31 vjeçari Balotelli e njeh mirë Italianë, pasi ka qenë pjesë e Interit dhe Milanit.
(BalkanWeb)