“Mercedes” ka konfirmuar se linja e vet të veturave do të zgjerohet nga 5 që është aktualisht në 8 modele deri në vitin 2020.

Tani modelet e veturave të vogla të “Mercedes” janë A-Class, CLA, CLA Shooting Brake, GLA dhe B-Class.

Këtyre modeleve do t’i shtohen edhe tri të tjera, e modeli më ambicioz besohet të jetë një model që rivalizon VW e-Golf, e që besohet se mban emrin EQA, ndërsa dy modelet e tjera, shefat e “Mercedes” nuk i kanë zbuluar.

“Mercedes” ka investuar 10 miliardë euro në zhvillimin e 12 veturave të reja elektrike nën emrin EQ, të cilët do të lançohen ndërmjet viteve 2019 dhe 2025.

Deri tani nuk është zbuluar pothuajse asgjë për këta modele të reja, por ueb faqja automobilistike autoexpress ka publikuar disa fotografi, të cilat zbulojnë dizajnin e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: