Leroy Sane mund të konsiderohet një lojtar i Bayern Munich, nuk kanë asnjë dyshim mediat në Gjermani dhe në Angli, një marrëveshje të cilën e konsiderojnë të mbyllur duke zbardhur edhe detajet e kontratës. Ndryshe nga se flitej një vit më parë, nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje 100 milionëshe, përkundrazi, Bayern ka arritur te siguroj shërbimet e talentit gjerman për 49 milion euro kesh plus 11 të tjera në formë bonusesh. Man.City nuk ka hequr dorë përfundimisht nga Sane teksa kanë arritur të mbajnë 10% të kartonit, pra “qytetarët” do të përfitojnë sërish nëse Bayern vendos ta sheh.

Sane Lerroi
Sane Lerroi

Sipas “Sport 1”, Sane do të zbarkoj në Mynih të enjten ose të premten për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, për të firmosur kontratën e re dhe për tu mos rikthyer më në Angli. Sane do të vihet menjëherë në dispozicion të Bayern por pa mundur të luajnë në Champions League për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Bayern
Bayern

Pasi siguruan titullin në Bundesligë drejtuesit e Bayern kanë nisur punën për të ndërtuar ekipin e së ardhmes pjesë e së cilës do të jetë edhe Tanguy Nianzou Kouassi. Drejtori sportiv i klubit, Hasan Salihamidzic ka prezantuar talentin francez me qendërmbrojtësin i cili zbaroi me parametra zero, një goditje e madhe pasi bëhet fjalë për një nga talentet më premtues në Europë, një lojtar që kërkohej edhe nga shumë klube të tjera.

Koasi
Koasi

Në të njëjtën kohë, Bayern Munich ka gjetur marrëveshjen edhe me Philippe Coutinho, Ivan Perisic dhe Alvaro Odriozola të cilët do të jenë në dispozicion deri në fund të sezonit, deri kur të mbaroj aventura e Bayern në Champions League, të tre lojtarët kanë rënë dakord të marrin vetëm 50% të pagës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb