Arsenal po përjeton një sezon fantastik, shifrat e “topçinjve” janë me të vërtetë mbresëlënëse. Për të gjetur një ecuri të tillë duhet të kthehemi vite pas, në periudhën e artë kur ky ekip drejtohet nga legjenda Arsene Wenger.

Mes Evropës dhe Premier League, përballë PSV, Arsenal siguroi fitoren e 13 në 14 ndeshje sezonale. Vetëm Man.United ka arritur të mposht londinezët këtë sezon.

Në ndeshjen e prapambetur kundër ekipit holandez, e vlefshme për Grupin A në Europa League, Arsenal fitoi me rezultatin minimal 1-0. Golin tre pikësh e realizoi Granit Xhaka në minutën e 70-të, një gol i bukur që i dhuroi një biletë për në fazën me eliminim direkt pas 4 fitoreve në 4 ndeshje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: