Inter ka prekur me njërën dorë titullin kampion, është thjeshtë çështje shifrash dhe matematike që ziklatërit të festojnë. Të dorëzuar në këtë pikë janë edhe rivalët e tyre, tashmë nuk shohin përpara por kthejnë kokën pas për të blinduar objektivat e tjerë sezonal. Meqenëse jemi tek shifrat, fundja në futboll vetëm ato i rezistojnë kohës, që nga dita kur Conte është ulur në stolin e Inter ka arritur të sigurojë 156 pikë në 68 ndeshje, më shumë se çdo skuadër tjetër, Juve 145 pikë e kështu me radhë.

La Gazzetta
La Gazzetta

Conte nuk u dorëzua kurrë por nisi një maratonë të gjatë për të festuar në fund me të besuarit e tij. Kështu është Interi i tij, një ekip që pëson gola por nuk bie kurrë, një ekip i aftë të ri grihet shpejt, të fitojë dhe të vendos rekorde, 11 fitoret radhazi janë dëshmia më e qartë për këtë. Brenda dy vitesh, Conte arriti të përcjell tek ekipi mentalitetin e tij, në këtë rrugë të gjatë shpesh ka qenë edhe në dyshim, ka marrë akuza të shumta edhe nga vetë tifozët zikaltër, e shkuara e tij si ish trajner i Juves e ndoqi në të gjithë këtë rrugëtim por në fund me shumë punë dhe shumë grindë po arrin të dërgojë zikaltërit tek titulli duke thyer më në fund hegjemoninë e ish ekipit të tij, Juventus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: