TIRANË

Deputeti i Partisë Demokratike, Muslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend  i kërkoi llogari ministrit të Brendshëm për supergrabitjen në aeroportin e Rinasit.

Ai tha se ministria e Brendshme dhe vetë ministri Lleshaj janë të detyruar të garantojnë sigurinë për qytetarët shqiptarë dhe jo të justifikohen me faktin se vjedhje të tilla ndodhin edhe në vende e tjera të botës.

“Ne të kemi thirrur si ministër të Brendshëm. Është detyrë e juaja dhe institucionit që ju drejtoni, që të garantoni qetësi. Unë isha dje në komisariatin e Rinasit, me të thënë të drejtën: Ai komisariat ishte i ’75. Unë e di mirë dhe pashë korrespondencën e shefit të komisariatiT drejtuar TIA-s , kishin marrë ironi false, ç’të duhet ty?. Shqiptarët nuk e dinë sa para janë vjedhur në Rinas.  Më thanë se 7 thasë me euro janë vjedh me 9 prill.

Në 2013  erdhën disa makineri rrangalle nga Anglia dhe ikën. Ju nuk i kontrolloni kontingjentët që janë brenda aty në Rinas. Kush është kjo kompani që nuk ia hap derën e FNSH. FNSH ka qenë me marrë disa persona të depërtuar. Pse nuk e arrestuat ju këta persona, por ju arrestoni  fukarenjtë. Aa para sa janë dhe a janë në Shqipëri apo kanë ikë jashtë. Sa është numri i këtij grupi bandit-kriminal.

Kjo është ngjarje që duhet pasur vëmendje, sepse ju paguani për të siguruar rend brenda territorit të Shqipërisë. Kur këtë nuk e bëni në Rinas, çfarë do mendoj ai i Konispolit apo i Shishtavecit. Ju duhet të keni përgjegjësi për karrigen që mbani. Nëse ju mendoni se faji është i koncesionit, atëherë silleni ligjin këtu. Unë kërkoj që ju, së pari komisariatin e Rinasit bëjeni komisariat, sepse nuk është. Bëjeni atë komisariat që t’i vijë era shtet. Unë nuk e di pse nuk kanë hyrë në derën kryesore. Justifikime se ngjarje të tilla ndodhin gjithandej, ju më mirë mos të vinit fare në Kuvend. Ky nuk është precedent. Nëse nuk e keni karremin në fyt, sille atë ligj këtu dhe anuloje”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb