TIRANË

Të ftuarit në emisionin “Tëpaekspozuarit” në News 24 diskutuan rreth grabitjes së parave dy ditë më parë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Mes të ftuarve ishte edhe analisti Fatos Lubonja, i cili deklaroi se kjo grabitje tregoi qartë se në vend drejtojnë njerëz të paaftë.

“Për lekë këtë grabisin nga të gjitha anët. Vjedhja e Rinasit tregon qartë se këtu ka një paaftësi shumë të madhe. Pse janë të paaftë dhe pse zgjidhen pikërisht këto njerëz?

Këtu nuk iu duhen të aftët, por njerëz të bindur dhe që nuk  kanë mendimin e tyre dhe të gjithë këta të tjerët do të zgjidhen për mënyrën se si shërbejnë dhe si i bëjnë pisllëqet. Unë nuk jam nga ata që mendoj se kemi bërë ndonjëherë shtet”, tha Lubonja.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb