Kategoria Superiore luajti të dielën dhe të hënën ndeshjet e javës së 13. Gazeta “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

VLERËSIM I PANORAMA SPORT

FORMACIONI MË I MIRË

Capture1

TRAJNERI MË I MIRË – GENTJAN MEZANI

Guxoi ndaj Tiranës të bënte disa lëvizje, të cilat kishin një risk të madh, por në fundin e ndeshjes i dhanë të drejtë. Gentjan Mezani është trajneri i javës së 13-të. Uli në stol Liçajn, duke i besuar Demos një fanellë titullari. Në pjesën e dytë zëvendësoi Rrocën me Dungën dhe ishte pikërisht ky i fundit që i dha fitoren me një gol spektakolar. Vlerësim maksimal edhe për trajnerin e Kastriotit, Stavri Nica.

FORMACIONI MË I DOBËT

Capture2

TRAJNERI MË I DOBËT – ARDIAN MEMA

Përmbysjet janë kthyer në makth dhe trajneri i Tiranës, Ardian Mema, gati u dorëzua pas humbjes ndaj Luftëtarit. Skuadra e tij bën gjithçka mirë në pjesën më të madhe të lojës, por në fund nuk merr atë që dëshiron. Humbja në Gjirokastër ia vështirëson edhe më shumë pozitat Tiranës. Mema duhet të ndryshojë disa gjëra, në mënyrë që administrimi i rezultatit në ndeshjet e radhës të bëhet realitet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb