SPANJË

Stadiumi “Santiago Bernabeu” në Spanjë do të presë të dielën në mbrëmjen klasiken mes klubeve të Argjentinës, River Plejtit dhe Boka Xhuniors.

Ky interes i madh është ndjerë jo vetëm në Madrid, por edhe në vendet të tjera ku emocionet sportive përjetohen nga shumë tifozë jo vetëm në Argjentinë.

Spanja dhe konkretisht  qyteti i Madridit do të përjetojë jo vetëm një tifozëri të zjarrtë, por interesi ekonomik pritet të jetë shumë i lartë. Shuma që do të përfitojë qyteti i Madridit  përllogaritet në vlerën e 40 milionë eurove.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb