Keita Balde është nga futbollistët më cilësorë në organikën e Lacios dhe duke parë edhe mungesën e Felippe Anderson, senegalezi ishte përgatitur për të nisur si titullar sfidën e “Superkupës” kundër Juventusit.

Çuditërisht klubi dje me protagonist Igli Taren, pas konsulencës me trajneri Simone Inzaghi dhe presidentin Klauduio Lotito, është shprehur unanimisht se është parë e arsyeshme që futbollisti Keita Balde të mos grumbullohet për takimin me bardhezinjtë.

Vendimi fillimisht i ka habitur të gjithë, por si rrallherë edhe tifozët kanë qenë dakord me drejtuesit, pasi tashmë njihet urrejtja që ata kanë për presidentin Lotito.

Përpara ndeshjes me Juventusin, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka sqaruar arsyen e vendimit për të lënë jashtë Keitanë: “Vendimin për Keitanë e morëm sepse lojtari nuk ka qenë i qetë, duke shfaqur disa dyshime në lidhje me prezencën e tij në fushë dhe trajneri vlerësoi dhe vendosi së bashku me ne që mos ta grumbullonim. Ky vendim i është pasqyruar edhe të gjithë pjesës tjetër të skuadrës. Shumë shpejt do ta sqarojmë situatën e tij”.

Më pas nuk ka munguar as reagimi i 22-vjeçarit i cili ka përdorur rrjetet sociale për t’u shprehur kundër këtij veprimi.
PA-29358533-600x400
“Përjashtimi nga finalja e Superkupës së Italisë më ka zhgënjyer totalisht. Ishte ndeshja e parë e sezonit të ri dhe unë isha përgatitur shumë mirë për këtë takim, isha gati dhe në formë. Por ky është një vendim që ka marrë klubi, i cili nuk ka të bëjë aspak me çështje teknike. E gjithë kjo më ka shkaktuar një tronditje psikologjike, e cila më shtyn të nis të mendoj se duhet të marr një vendim tjetër për të ardhmen time.”

Nga drejtuesit e Lacio-s është nxjerrë alibia se Balde mund të mos jepte 100% në fushë pas për të prej kohësh interesohet Juventusi dhe këtë e ka pranuar vetë drejtori i bardhezinjve, Marota, i cili është shprehur se Lotito e ka një ofertë në tryezë për senegalezin. Por siç raportojnë mediat italiane ajo ofertë është hedhur poshtë pasi nuk korrespondonte me aftësitë e lojtarit.

Për Keita Balde, Juventusi nuk është e vetmja e interesuar, por edhe rivalët e Interit kanë tentuar të bëjën të vetin futbollistin e Lacios.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb