Interi mund të rikuperojë Romelu Lukakun për Superkupën e Italisë. Siç raporton Sky Sport, ka gjasa që belgu të jetë të paktën në stol në derbin e së mërkurës kundër Milanit, takim i cili vlen për finalen e këtij kompeticioni. Sulmuesi ka zhvilluar pjesën e parë të seancës stërvitore me ekipin, për t’iu përkushtuar më pas punës intensive individuale.

Rikthimi i Lukakut te ekipi nga Milano nuk ka qenë siç pritej, pasi dëmtimet e shpeshta të lojtarit kanë kushtëzuar në maksimum paraqitjet e tij. Gjithsesi, te Interi shpresojnë se futbollisti do mund të kontribuojë për pjesën e mbetur të sezonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: