Juventusi do të përballet nesër me Lacion në finalen e Superkupës së Italisë, e cila do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite. Përpara ndeshjes me ekipin e vetëm që ka mposhtur kampionët e Italisë në këtë sezon, trajneri Sarri deklaron se Lacio mund të jetë e rrezikshme në një ndeshje të vetme, por pavarësisht kësaj, Juventusi do synojë trofeun.

“Kjo është një ndeshje e vetme, kampionati është tjetër histori. Lacio është një skuadër e fortë fizikisht dhe teknikisht, me një nga mesfushat më të forta në Itali dhe një sulmues që shënon shumë. Në një ndeshje të vetme, ata mund të bëhen më të rrezikshëm.”

“Nuk e di nëse jemi para apo pas, por di që në stërvitjet dhe ndeshjet e fundit po argëtohem. Për mua kjo është thelbësore. Nëse argëtohem do të thotë se skuadra po kërkon të luajë lojën që u kam propozuar. Kemi difekte, por duhet të përmirësohemi akoma.”

“Objektivi duhet të jetë gjithmonë utopik, duke vendosur si objektiv perfeksionin do të jemi gjithmonë të pakënaqur dhe duke qenë të tillë do të kemi më shumë stimuj për t’u përmirësuar.”

“Nuk e di a do të luajmë me tridhëmbëshin apo jo. Dje shumë lojtarë ishin të lodhur nga ndeshja e së mërkurës, të shohim nëse sot gjendja është përmirësuar. Nëse nuk ka përmirësime, do të më duhet të ndryshoj disa lojtarë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb