Pas lejes së miratuar ditën e djeshme nga Ministria e Shëndetësisë, futbolli shqiptar po përgatitet që të zbresë në fushën e lojës me Kategorinë Superiore që do të luajë javën e 27-të dhe të 28-të në harkun e katër ditëve.

Ajo që bie në sy në kalendarin e këtyre dy javëve është se të gjitha sfidat do të zhvillohen në orën 17:00, përvçese “main event”-it, përballjes më të rëndësishme, e cila do të luhet në orën 20:00. Kështu, java e 27-të do të luhet e gjitha ditën e mërkurë, ndërsa java e 28-të ditën e diel. Ja dhe kalendari i plotë për këto 10 përballje:

Kategoria Superiore

3 qershor

Java e 27-të
Bylis – Tirana 17:00
Flamurtari – Vllaznia 17:00
Kukësi – Luftëtari 17:00
Laçi – Teuta 17:00
Partizani – Skënderbeu 20:00

7 qershor

Java e 28-të
Laçi – Vllaznia 17:00
Luftëtari – Tirana 17:00
Flamurtari – Skënderbeu 17:00
Bylis – Teuta 17:00
Partizani – Kukësi 20:00

Renditja

1. Tirana 53
2. Kukësi 44
3. Laçi 41
4. Skënderbeu 41
5. Teuta 40
6. Partizani 38
7. Bylis 36
8. Vllaznia 35
9. Luftëtari 14
10. Flamurtari 11

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb