Ballkani ka bërë detyrën në fushën e Malishevës, duke fituar 2-4. Ekipi nga Suhareka iu fal dopietës së Rrahmanit dhe një autogoli të Pira-s në 45 minutat e para.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe u futën përsëri në lojë me golat e Mustafa dhe Hazrollaj, por nuk ishte e thënë që modestët e ligës të dalin me pikë nga kjo ndeshje, pasi Tusha vendosi përfundimisht fatin e këtij takimi.

Në takimet e tjera, Gjilani barazoi pa gola me Ferizaj, ndërsa Llapi mundi 0-1 Drenicën.

Sa i takon renditjes, kryeson Ballkani i Ilir Dajës me 41 pikë, e ndjekur nga Drita dhe Gjilani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb