Ballkani bën detyrën në kampionat, në javën e nëntë të Superligës. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja mundi 2-0 Gjilanin në shtëpi.

Skuadra nga Suhareka mori avantazhin në minutën e 45-të, pas një autogoli të Prekazit. Goli i sigurisë do vinte vonë, vetëm në minutën e 87-të dhe mban firmën e Korenicës.

Ballkani gjendet e dyta në tabelë, ndërsa gjilanasit një vend më poshtë. Superliga e Kosovës është mjaft interesante këtë sezon, me rivalitetin që është i madh si për titullin ashtu edhe për mbijetesën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: