Nuk ka surpriza në në Vlorë, ku kurbinasit kanë mposhtur 3-1 Flamurtarin, ku dy gola u shënuan nga Xhixha dhe një nga goleadori i Superligës, Nuabueze.

Bardhezinjtë kalojnë shumë shpejt në epërsi, teksa në minutën e 19-të me një goditje të saktë më të djathtën duke mposhtur Moçkën.

Vetëm 4 minuta më pas vjen dyfishimi i rezultatit nga Xhixha, që shfrytëzon gabimin e Nebiut.

Në pjesën e dytë duket se gjërat komplikohen për Laçin pas daljes me karton të kuq të Turkajt në minutën e 51-të

Por pak çaste më pas, në minutën e 55-të, Nuabueze shërben për Xhixhën, i cili i çon shifrat në 3-0 dhe feston duke imituar Kristiano Ronaldon.

10 minuta nga fundi, Ribaj shënon golin e nderit për vlonjatët, por Flamurtari nuk ka më as forca dhe as kohë për të reaguar. Laçi pas këtij suksesi ngjitet në vendin e katërt me 34 pikë, ndërsa Flamurtari mbyll tabelën me 9 pikë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb