Me titullin kampion tashmë të arkivuar dhe me ekipet që kanë zbritur në kategorinë e parë për sezonin e ardhshëm, vemendja ishte e përqëndruar në aksin Tiranë-Ballsh, aty ku Partizani, Vllaznia dhe Bylisi luanin për të shmangur zonën play-out.

Në “Air Albania”, të kuqtë e kryeqytetit prisnin Vllazninë me shkodranët që ishin të dënuar për të fituar, por në fund Partizani ka trimfuar 3-0 duke marrë tre pikë që jo vetëm e largojnë përfundimisht nga play-outi. Bylisi nga ana tjetër nuk ka hasur vështirësi ndaj Luftëtarit duke fituar 2-0 çka bën që Vllaznia të presë duelin me një prej Besëlidhjes dhe Pogradecit.

Tirana, e cila është kurorëzuar kampione javën e shkuar është mposhtur në Laç 3-1 me trajnerin Egbo që bëri një rotacion të gjerë në ekip, ndërsa gola dhe spektakël në Vlorë, ku Flamurtari i rënë nga kategoria i ka bërë qëndresë Teutës, e cila ka fituar me vështirësi 3-2, duke siguruar bashkë me Laçin zonën e Kupave të Europës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: