Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG, ka nisur një fushatë të zgjedhur mediatike, imazhin e tij gjen këto ditë në çdo të përditshme sportive, nga L’Equipe, për të vijuar me Marca e deri tek La Gazzetta dello Sport.

Sheiku ka një përgjigje për të gjithë temat, duke nisur nga Superliga: “Për mua ka vdekur prej kohësh. Është e çuditshme në fakt, Real Madrid fitojë me meritë Champions League, festuan me ditë të tëra por në fund nuk i pëlqen të luajnë aty.

Marca
Marca

Mbappe? Kur më ofruan 180 milionë euro verën e shkuar më bënë të çmendur por unë isha i sigurt se Mbappe nuk do largohej. Më dua të saktësojë se ai nuk ka asnjë rol në vendimmarrjet sportive, as në lidhje me trajnerin e ri. E sigurt është se nuk kam kontaktuar asnjë herë me Zidane, nuk ka qenë kurrë në plan.

A do të qëndrojë Neymar? Nuk mund të diskutojmë këto tema në mediat. Dikush do vijë e të tjerë do largohen”, u shpreh Al-Khelaifi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb