Vllaznia nuk ka falur në shtëpi duke mposhtur 4-0 Luftëtarin e parafundit dhe duke kompletuar misionin që kishte përpara takimit. Në “Loro Boriçi” ka vetëm një ekip në fushë, që me suksesin e ngjitur shkon në kuotën e 31 pikëve.

Serinë e golave e çel Sidorenko, që “peshkohet” në mënyrë të mrekullueshme nga Ramadani, teksa moldavi nuk fal para portierit.

Në pjesën e dytë Luftëtari përpiqet të reagojë, por Vllaznia i godet duke shënuar golin e dytë. Minuta e 69-të dhe Gligorov gjen saktë Zhuniorin në zonë, me këtë të fundit që realizon golin e rezultatit 2-0.

Sërish protagonist braziliani dy minuta më pas, duke detyruar Kukajn që të fusë topin në portën e tij më avantazhin 3-0 të Vllaznisë.

Por Zhunior është në një pasdite fantastike, pasi 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt shënon golin e tretë personal dhe të katërtin për Vllazninë, duke vulosur përfundimisht takimin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb