Adriana Lima ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, sipas dailymail. Supermodelja 40-vjeçare e ndau lajmin me fansat e saj në TikTok.

Babai i fëmijës është producenti i filmit Andre Lemmers III. Modelja braziliane aktualisht ka dy vajza Valentina, 12 vjeç dhe Sienna, 9 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Marko Jarić.

Në videon e re në TikTok, modelja shihet e veshur me një mantel të bardhë pa grim ndërsa mban në duar testin e shtatzënisë, i cili ishte pozitiv.

Lima njihet më së shumti si një engjëll i Victoria’s Secret. Zeshkania hapi shfaqjen gjatë pesë eventeve në 2003, 2007, 2008, 2010 dhe 2012.

Ylli ka punuar gjithashtu për Giorgio Armani, Vera Wang, Louis Vuitton, Prada, Christian Dior dhe Anna Sui.

Sipas The Real Real, supermodelja ia shiti pronën, një shtëpi njëkatëshe prej 6,465 metrash katrorë e ndërtuar në vitin 1958 një kompanie me bazë në Ishujt e Virgjër Britanikë.

Modelja, e cila ka një pasuri neto të raportuar prej 95 milionë dollarësh, është renditur vazhdimisht në mesin e modeleve më të paguara në botë përpara se të tërhiqej nga gjigandi i të brendshmeve Victoria’s Secret, në 2018.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: