Karlie Kloss është bërë nënë për herë të parë. Supermodelja ka sjellë në jetë një djalë, emri i të cilit nuk është zbuluar ende.
Fëmija është fryt i dashurisë me afaristin 35 vjeçar Joshua Kushner, me të cilin modelja është martuar në 2018 në New York në një ceremoni shumë të rezervuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ka qenë pikërisht babai i të porsalindurit (vëllai i dhëndrit të Donald Trump) që ka dhënë lajmin e bukur, duke postuar në Instagram një foto të bebes, shoqëruar me komentin: ‘Mirë se erdhe në Botë”.

Gjatë shtatzënisë, Karlie ka qenë shumë e rezervuar në rrjetet sociale dhe ka treguar shumë pak foto me barkun rrumbullak, por në një intervistë për WSJ Magazine kishte pranuar që ‘ishte shumë e emocionuar për fillimin e këtij kapitulli të ri në jetë”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb